Page 55 - Demo
P. 55
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaMiniatura – Kozma Lara, Nikolla Zoraqi, Pjetër Gaci;Cikle pianistike – Tonin Harapi, Kozma Lara, Feim Ibrahimi, Çesk Zadeja;Koncert i parë instrumental për violinë dhe orkestër – Pjetër Gaci;Koncert për piano – Çesk Zadeja;Koncert për violonçel – Thoma Gaqi.Verifiko njohuritë1. Plotëso fjalitë e mëposhtme.• Muzika instrumentale shqiptare filloi të zhvillohej rreth viteve . • Koncerti i parë për violinë u kompozua nga kompozitori . • Simfonia e parë shqiptare u kompozua nga kompozitori . • Muzika për ansambël është muzikë që krijohet për disa muzikore.• Simfonia pasqyron një muzikë .Krijo portofolin tëndZhvillo një miniprojekt me temë “Kompozitori im shqiptar i parapëlqyer”. Kërko nga burime të ndryshme informacion mbi kompozitorë të muzikës profesioniste shqiptare dhe veprat e tyre.Krijo një CD me vepra të ndryshme instrumentale të kompozitorëve shqiptarë.Zgjerojmë njohuritë muzikore...Tish Daija lindi më 1926 në Shkodër. Kompozimet e tij të para janë këngët: “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura” etj. Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes dhe studimet e larta më 1956 në konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Kompozitori i shquar shqiptar dhe një nga themeluesit e Konservatorit të Tiranës që prej vitit 1999 është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës që prej vitit 2000. Ai mban titullin e lartë “Artist i Popullit”. U nda nga jeta më 3 tetor 2004.muzika 8 53

