Page 56 - Demo
P. 56
MësimiMësoKrijimtaria e muzikës vokale profesionale shqiptare filloi nga gjinitë më të vogla e deri tek opera e parë shqiptare. Pas krijimit të këngës, romancës, kantatës dhe oratorios, u hodhën hapat e parë për krijimin e gjinive të mëdha në muzikën profesioniste vokale shqiptare. Opera shqiptare e pati fillesën e saj gjatë viteve ’50. Kompozitori Prenk Jakova dhe shkrimtari Llazar Siliqi krijuan së bashku dy tablotë muzikore “Dritë mbi Shqipëri”, që u shfaqën në vitin 1952 nga trupa amatore të Shkodrës. Më vonë të dy autorët krijuan edhe operën e parë shqiptare “Mrika”, ku ngjarja dhe personazhet veprojnë në situata e mjedise tipike shqiptare. Në vitin 1958 u vu për herë të parë në Shkodër opera “Mrika”, e cila u pasua edhe nga opera të tjera. Tematika e tyre kishte karakter historik, por nuk mungonin as subjekte nga aktualiteti i kohës.Opera është një dramë muzikore, e cila përmbledh disa elemente si: subjekti letrar, muzika, skenografia, solistët, kori. Opera përbëhet nga disa akte, të cilat hapen nga uvertura që quhet pjesa hyrëse e operës dhe shoqërohet nga orkestra. Ajo ka në bazë të saj melodinë e këndueshme.Kompozitorët që krijuan fillimisht në muzikën vokale, janë: Kristo Kono, Prenk Jakova, Kostandin Trako, Çesk Zadeja, Tonin Harapi etj.Disa kantata, oratorio dhe opereta shqiptare:kantata “Atdheu” – Çesk Zadeja;oratorio “Kënga e maleve” – Tonin Harapi;poema “Përse mendohen këto male” – Tish Daija;opereta e parë shqiptare “Agimi” – Kristo Kono, sipas libretit të shkrimtarit Kol Jakova;opereta “Lejlaja” – Tish Daija, u realizua në vitin 1957 në Shkodër; opereta “Dritë kudo dritë” – Mark Kaftalli (vitet ‘60);opereta “Dhëndri u transferua” – Agim Prodani, vitet ‘70 në TOB;opereta “Karnavalet” – Avni Mula me libret të Spiro Çomorës (viti ‘78).Disa opera shqiptare: opera e parë shqiptare “Mrika” – Prenk Jakova; opera “Pranvera” – Tish Daija, me libret të Llazar Siliqit;opera “Lulja e Kujtimit” – Kristo Kono, me subjekt nga romani i Foqion Postolit;Muzika vokale shqiptare 22Në foto këngëtarë lirik, nga e majta: Mentor Xhemali, Gjoni Athanas, Ibrahim Tukiçi dhe Avni Mula Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Dëgjo një fragment të shkëputur nga aria e Mrikës, së operës “Mrika” të kompozitorit Prenk Jakova. Ndaji emocionet e tua me shokët e shoqet.54 muzika 8

