Page 57 - Demo
P. 57


                                    Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaZgjerojmë njohuritë muzikore...Kristo Kono lindi më 17 korrik 1907 në Korçë. Në moshën 13-vjeçare studioi për klarinetë dhe mori pjesë në bandën e qytetit, kurse në moshën 16-vjeçare mori pjesë në bandën “Vatra”. Më 1927 studioi në Itali për klarinetë në konservatorin “Xhuzepe Verdi” të Milanos. Pas kthimit në atdhe mori pjesë si kompozitor në koncertin e dhënë nga shoqëria kulturore “Skënderbeu” në vitin 1932. Kompozoi këngë korale, romanca e këngë për shfaqjet e shoqërive artistike përparimtare, “Fantazi shqiptare”, “Valle shqiptare”, fantazinë “Mezhgorani”, poema për orkestër “Bredhat e Drenovës”, suita për orkestër, pjesë për ansambël, për flaut, oboe, violinë, piano, klarinetë etj. Ai kultivoi kantatën, poemën vokale instrumentale, rapsodinë për kor, fantazinë, vallen dhe rapsodinë për orkestër, operetën dhe operën. Më 1954 kompozoi operetën “Agimi” me libret të Kolë Jakovës, vepra e parë muzikore skenike shqiptare, e cila i hapi rrugën zhvillimit të operës shqiptare. Ai është krijuesi i operës “Lulja e kujtimit” me libret të Foqion Postolit, e para vepër muzikore skenike shqiptare që trajton temën patriotike. Ka kompozuar këngë me frymë popullore, si: “Ç’u ngrit ylli në mëngjes”, “Zogë ku më qenke rritur” etj. Kristo Kono është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Ai u nda nga jeta më 22 janar 1991.Krijo portofolin tëndZhvillo një miniprojekt me temë “Opera shqiptare dhe kompozitori im i parapëlqyer”. Kërko informacion nga burime të ndryshme mbi kompozitorë të muzikës vokale shqiptare.Krijo një CD me vepra vokale shqiptare të kompozitorëve shqiptarë.Verifiko njohuritë1. Plotëso fjalitë e mëposhtme.x Muzika vokale shqiptare u mbështet në . x Gjinitë e para vokale që u krijuan ishin . x Opereta e parë shqiptare quhet dhe u kompozua nga kompozitori . x Opera e parë shqiptare quhet dhe u kompozua nga kompozitori . opera “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu” – Prenk Jakova, me libret të Llazar Siliqit, e cila u vu në skenë në vitin 1968 me rastin e përkujtimit të 500-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Tiranë.opera “Komisari” – Nikolla Zoraqi, me subjekt nga romani “Komisari Memo” i Dritëro Agollit; opera “Zgjimi” – Tonin Harapi, bazuar mbi dramën e Naum Priftit, “Mulliri i Kostë Bardhit”.muzika 8 55
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61