Page 58 - Demo
P. 58
Mësimi23MësoBaleti është një vepër muzikore skenike me bazë lëvizjen koreografike. Ai në Shqipëri u zhvillua gjatë viteve 1954-1964, fillimisht me përpunimin e valleve popullore, për të vazhduar më tej me krijimin e tablove, të poemave, të veprimeve koreografike, derisa u bë i mundur realizimi i veprave të para kombëtare të këtij lloji. Baletet më të njohura shqiptare janë: x “Halili dhe Hajria”, 1963 – muzika Tish Daija, koreograf Panajot Kanaçi (baleti i parë shqiptar);x “Delina”, 1964 – muzika Çesk Zadeja, me libret e koreografi nga artisti i popullit Panajot Kanaçi;x “Fatosi partizan”, 1967 – muzika Kujtim Laro, me libret e koreografi të Agron Aliajt;x “Cuca e maleve”, 1970 – muzika Nikolla Zoraqi, frymëzuar nga drama e Loni Papës;x “Shqiponja sypatrembur” (balet për fëmijë), 1972 – muzika Çesk Zadeja me libret e koreografi të Miltjadh Papës;x “Bijtë e peshkatarit” – muzika Tish Daija me libret dhe koreografi të Panajot Kanaçit;x “Tokë e pamposhtur” – kompozitor Nikolla Zoraqi, me libret të mbështetur në romanin e Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, dhe koreografi të Agron Alisë.Baleti shqiptar Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Dëgjo ose shiko një fragment të shkëputur nga muzika e baletit “Halili dhe Hajria”, T. Daija. Çfarë emocionesh përjeton kur shikon apo dhe dëgjon muzikën e këtij baleti? Ndaj opinionin tënd me të tjerët.Baleti “Halili dhe Hajria”Baleti “Cuca e maleve”Baleti “Bijtë e peshkatarit”Baleti “Tokë e pamposhtur”56 muzika 8

