Page 59 - Demo
P. 59
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaKrijo portofolin tëndZhvillo një miniprojekt me temë “Baleti shqiptar dhe kërcimi im i parapëlqyer”. Kërko informacion mbi baletet shqiptare dhe të huaja nga burime të ndryshme.Përshkruaj emocionet që ndien kur shikon një kërcim, p.sh.: një vals. Verifiko njohuritëDëgjo ose shiko fragmente të shkëputura nga balete shqiptare dhe shëno numrin në krah të titullit të veprës që dëgjon ose shikon sipas renditjes.x Baleti “Halili dhe Hajria” x Baleti “Cuca e maleve” x Baleti “Tokë e pamposhtur”Zgjerojmë njohuritë muzikore...Panajot Kanaçi (Artist i popullit) lindi në Korfuz të Greqisë më 1923. Hapat e parë në fushën e koreografisë i hodhi që në vitin 1946 kur krijoi një grup kërcimtarësh, të cilët do të përbënin bërthamën e baletit profesionist të ardhshëm. Në vitin 1950 ai vuri në skenë për herë të parë baletin “Shatërvani Bahçisarajt” dhe “Esmeralda”. Pas përfundimit të studimeve në institutin “Gitis” të Moskës për regjisor baleti, ai krijoi koreografinë e baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, me muzikë të Tish Daisë. Më pas ai krijoi dhe koreografi të tjera baletesh, si: baleti “Delina”, “Familja e peshkatarit” etj. Veprimtarinë e tij e zhvilloi në Ansamblin Shtetëror të këngëve dhe Valleve Popullore. Në krijimtarinë e tij përfshihen edhe krijime koreografike popullore si: vallja e zileve, vallja devollite, vallja e Zerqanit, vallja e Burrelit, vallja e Dropullit, vallja e shpatave, vallja “Festë të madhe ka sot Shqipëria” etj. Panajot Kanaçi u nda nga jeta më 1996.Agron Aliaj lindi në vitin 1933 dhe që i vogël shfaqi prirje për kërcimin. Në vitin 1950 filloi studimet në Akademinë “Balshoi” të Moskës ku studioi nën drejtimin e pedagogut A. M. Meserer, koreograf dhe reformator i baletit rus. Në vitin 1956 kthehet në Shqipëri ku u shqua si solist në TOB dhe interpretoi disa role. Shumë shpejt do të bëhej një nga krijuesit më të mirë të koreografisë shqiptare. Ai ka kontribuar në fushën e pedagogjisë, duke përgatitur breza të shumtë balerinësh dhe koreografësh. “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” është një nga koreografitë e tij më të mira. Agron Aliaj u nda nga jeta më 17 maj 2012.muzika 8 57

