Page 78 - Demo
P. 78
MësimiZgjerojmë njohuritë muzikore...Xhavit Ujkani lindi në Shkodër më 1949. Mbaroi liceun artistik “PrenkJakova” në Shkodër dhe studioi për kompozicion në Institutin e Lartë tëArteve. Krijimet e tij janë variacione për piano, suitë simfonike, operetë për fëmijë. Ka qenë pjesëmarrës në 40 festivale kombëtare për fëmijë. Disa nga këngët e tij janë: “Beni, Mira dhe reçeli”, “Neve jemi luleborë”, “Ritmet e prindërve tanë” etj. U nda nga jeta më 19 shkurt 2017.32 “Jam i lashtë se jam shqiptar” Dëgjo këngën dhe diskuto Lexo tekstin e këngës dhe diskuto me shokët rreth historisë dhe kulturës së lashtë të vendit tënd.- I -Çdo fëmij’në k’të bot’ka një fis, miq e shok’,ka një vend ku ka ler’,ka një nën’ e një atdhe.- II -Çdo fëmij’ mbi k’të tok’ka një gjuh’, ka një fe,ka një vend ku ka ler’,ka një nën’ e një atdhe.- Refreni -Ndaj buron nga zemradhe me qiellin kënga,jam i par’ ndaj jam krenarse un’ jam shqiptar.Ndaj buron nga zemradhe me qiellin kënga,jam i lasht’ ndaj jam krenarse un’ jam shqiptar.Un’ jam krenarse jam shqiptar,ndaj jam krenarse jam shqiptar.Isa Boletini me trima - Zef Shoshi76 muzika 8

