Page 80 - Demo
P. 80


                                     Mësimi33 Muzika e filmit Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Dëgjo fragmentet muzikore nga filma të ndryshëm shqiptarë dhe diskuto mbi to me të tjerët.MësoKohë më parë njerëzit e shijonin muzikën, filmin apo teatrin në salla të mëdha, duke i përjetuar kështu emocionet e artit drejpërsëdrejti. Në ditët e sotme, çdonjëri prej nesh, edhe nga shtëpia, mund të shohë një film, të dëgjojë muzikën që i pëlqen më shumë etj. Mjetet e komunikimit ku hyjnë: kinemaja, televizioni, rrjetet informatike, celulari, DVD-ja, CD-ja, kompjuteri, radio, magnetofoni etj., tashmë janë pjesë e jetës së përditshme, duke na siguruar informacion, kontakt me artet e ndryshme etj.Pas viteve 50’ të shekullit XX, në Shqipëri një vend të rëndësishëm zuri kinematografia, krahas së cilës u zhvillua pa dyshim edhe muzika e filmit. Ajo u shkrua nga kompozitorët e asaj periudhe, krahas gjinive të tjera muzikore si ajo instrumentale dhe vokale. Filmi “Tana” ishte filmi i parë shqiptar, në 1958, me kompozitor Çesk Zadenë.Kompozitorët tanë të mirënjohur, si: Çesk Zadeja, Tish Daija, Kujtim Laro, Limoz Dizdari, Aleksandër Peçi, Aleksandër Lalo, Robert Radoja etj., i kanë plotësuar profilet e tyre artistike me mjaft kompozime të kolonave zanore të filmave shqiptarë.Filmi “Nëntori i dytë” Filmi “Lulëkuqet mbi mure”Provo aftësitë e tua 1 1. Dëgjo fragmentet muzikore të filmave të mëposhtëm dhe shkruaj cilit film i përket fragmenti.Filmi “Tomka dhe shokët e tij” Filmi “Mëngjese lufte”Fragmenti 1:Fragmenti 2:Fragmenti 3:Fragmenti 4:Fragmenti 5:Fragmenti 6:78 muzika 8
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84