Page 81 - Demo
P. 81
Tematika III Historia, muzika dhe shoqëriaKrijo portofolin tëndMblidh informacion rreth historikut të krijimit të filmit shqiptar.Zgjerojmë njohuritë muzikore...Feim IBRAHIMIMuzika e filmave:“Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Përse bie kjo daulle”, “Kur zbardhi një ditë”, “Shembja e idhujve”, “Ballë për ballë”, “Të paftuarit”, “Prilli i thyer”, “Balada e Kurbinit”.Kujtim Laro lindi në Vlorë më 8 maj 1947. Qyteti i tij i lindjes aty ku bregdeti i Jonit, polifonia dhe elegjitë e këtij qyteti, do të bëheshin frymëzimi i tij deri në fund të jetës, i dha dëshirë dhe pasion për të shkruar muzikë. Studimet e larta i kreu në institutin e Lartë të Arteve dhe u diplomua në vitin 1970. Më pas u caktua të punonte pranë Akademisë së Arteve, si pedagog në degën e kompozicionit. Gjinitë më të dashura për të mbetën muzika e filmit dhe kënga. Rreth 27 filma të njohur artistikë, mbajnë firmën e tij për kolonën zanore. Krijimtaria e këtij kompozitori të madh nisi me muzikën e filmit “I teti në bronz” dhe përfundoi me kolonën zanore të filmit “Lule të kuqe, lule të zeza”, e cila është quajtur nga kolegët e tij si “kënga e fundit e mjellmës”. Muzika e filmave të kompozuar “I teti në bronz”, “Në fillim të verës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a vdekje”, “Nëntori i dytë”, “Militanti”, “Vendimi”, “Yjet e netëve të gjata” etj. U nda nga jeta në vitin 2004.Aleksandër Lalo, lindi më 27 prill 1948 në Tiranë. Ai u dha pas muzikës dhe luante në fizarmonikë që i vogël. Studioi në Akademinë e Arteve, në degën e teorisë së muzikës dhe punoi si dirigjent pranë trupës së cirkut. Në moshën 17-vjeçare, Aleksandri ishte kompozitor i disa këngëve dhe njëkohësisht orkestrues i tyre. Krijimtaria e tij u lidh shumë me veprimtaritë artistike në RTSH. Ka kompozuar shumë këngë, muzikë filmash, muzikë drame, suita orkestrale, përpunime për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore. Ka ilustruar shumë komedi të Teatrit Kombëtar dhe të Teatrit të Kukullave. Në vitin 1970 kompozoi muzikën e filmit “Odiseja e tifozave”. Gjatë gjithë krijimtarisë së tij ai ka kompozuar mbi 600 këngë dhe shumë muzikë filmash, si: “Mimoza llastica”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Vajza me kordele të kuqe”, “Dimri i fundit”, “Odiseja e tifozave”, “Një vonesë e vogël”.Tish DAIJAMuzika e filmave:“Tinguj lufte”, “Debatik”, “Fëmijët e saj”, “Kryengritje në pallat”.2. Kujto ato që ke mësuar më parë mbi veprimtarinë e kompozitorëve shqiptarë.Filmi “Tinguj lufte”Filmi “Beni ecën vetë”Limoz DIZDARIMuzika e filmave:“Malet me blerim mbuluar”, “Beni ecën vetë”.“Koncert në vitin 1936”, “Mësonjëtorja”, “Qortimet e vjeshtës” etj.muzika 8 79

