Page 82 - Demo
P. 82


                                     MësimiProvo aftësitë e tua muzikoreDëgjo kolona zanore të filmave shqiptarë dhe përpiqu të përcaktosh titullin e filmit.Dëgjimi 1: Tomka dhe shokët e tijDëgjimi 2:Dëgjimi 3: Dëgjimi 4:Dëgjimi 5: Dëgjimi 6: Dëgjimi 7: Dëgjimi 8:Kolona zanore nga filma 34 të ndryshëm – dëgjim  Kujto dhe zhvillo më tej njohuritë Me zhvillimin e teknologjisë kinematografike më 1927 u bë filmi i parë, pamjet e të cilit shoqëroheshin me kolonë zanore. Kolona zanore ka po aq rëndësi sa edhe të gjithë përbërësit e tjerë të filmit si: skenari, regjia, loja e aktorëve etj. Në dhënien e çmimeve përkatëse të filmit më të mirë, jepet edhe çmimi për muzikën ose kolonën zanore më të mirë. Ndodh që një këngë mjaft e njohur bëhet kolonë zanore e një filmi ose anasjelltas. Zgjerojmë njohuritë...Xhanfise Keko lindi më 1928 në Gjirokastër. Kineastja e parë femër në Shqipëri dhe regjisore mjaft e njohur, ajo u bë regjisorja e parë e filmit shqiptar për fëmijë. Ajo e filloi karrierën si montazhiere dhe ishte një nga shtatë anëtarët themelues të Kinostudios “Shqipëria e Re”, më 1952. Si regjisore realizoi 12 filma artistikë, edhe sot mjaft të pëlqyer, sidomos për fëmijët. Këta filma, të realizuar artistikisht dhe me mjaft vlera edukative, kanë konkurruar me dinjitet në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare. Përveç çmimeve e titujve të shumtë, në vitin 1984 u vlerësua edhe me titullin e lartë “Artiste e popullit”, ka fituar edhe Kupën e Festivalit të Parë për filmin “Beni ecën vetë” më 1976. Xhanfise Keko është edhe regjisorja e parë shqiptare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifoni (Itali), ka fituar medalje për filmat “Beni ecën vetë”, “Pas gjurmëve” dhe “Tomka dhe shokët e tij”. Ajo u nda nga jeta më 22 dhjetor të vitit 2007.80 muzika 8
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86