Page 92 - Demo
P. 92
FjalorthFJALORTHx armaturë – këtu: tërësia e diezëve dhe e bemoleve që vihen pas çelësit për të shënuar shkallën e një pjese.x balet – gjini muzikore që shprehet me anë të lëvizjeve të gjymtyrëve të trupit dhe të mimikës.x etnomuzikolog – studiues që merret me studimin e muzikës popullore të popujve.x grupim homotimbrik – grupim me instrumente të njëllojta.x grupim heterotimbrik – grupim me instrumente të ndryshme.x kaçia – formë muzikore më së shumti me dy zëra, këngë e shpejtë, e cila trajton një skenë gjahu.x kantata – pjesë muzikore me karakter solemn, që këndohet nga një ose nga disa këngëtarë, ose nga kori, shoqëruar nga orkestra.x këngë historike – këngë që pasqyron ngjarje e persona konkretë.x këngë legjendare – këngë tregimtare për qeniet mitike dhe për legjendat në formë të përrallave në vargje, këngë baladike, këngë me karakter epiko-heroik ku bëjnë pjesë edhe këngët e kreshnikëve.x këngë lirike – këngë që paraqet të gjitha anët e jetës njerëzore, nga lindja deri në vdekje.x këngë homofonike – këngë që këndohet me një zë, kryesisht në zonën veriore.x këngë polifonike – këngë që këndohet me shumë zëra, kryesisht në zonën jugore të vendit.x koncert instrumental – vepër e madhe muzikore e kompozuar për instrument (piano, violinë, violonçel, trombë, klarinetë, flaut etj.), të shoqëruar nga orkestra.x koncert – vepër muzikore që luhet për solist dhe orkestër.x kontratempo – figurë ritmike muzikore, e cila zhvendos theksin e fortë mbi theksin e butë ku në vend të notës me theks të fortë vendoset shenja e pushimit.x muzikë instrumentale – muzikë që shkruhet vetëm për instrumentet.x muzikë e kultivuar – muzika ku motivi popullor përpunohet dhe zhvillohet në mënyrë artistike në melodi, ritëm, harmoni dhe orkestracion.x opereta – vepër muzikore me përmbajtje gazmore, që luhet në skenë ku aktorët këndojnë, kërcejnë dhe herë-herë i recitojnë pjesët e tyre.90 muzika 8

