Page 93 - Demo
P. 93
Fjalorthx operë – vepër muzikore dramatike, që luhet në skenë me orkestër e me këngëtarë, e ndërthurur edhe me pjesë baleti.x ritëm i përzier – ritëm që formohet nga bashkimi i dy ose më shumë masave të thjeshta.x simfoni – vepër e madhe muzikore për orkestër, e përbërë prej katër pjesësh që quhen kohë. Kompozim për një numër të madh veglash muzikore që trajton tema të mëdha shoqërore, duke u bazuar në ngjarje të njohura, fakte historike, romane, drama, vepra letrare etj.x sinkopa – figurë muzikore që krijohet nga lëvizja a zhvendosja e theksit të fortë drejt theksit të butë.x shkalla Fa Maxhore – shkalla me një shenjë shartimi bemol në armaturë.x shkalla Mi minore – shkalla përkatëse e shkallës Sol+ dhe shkalla me një shenjë shartimi diez në armaturë.x shkalla Sol Maxhore – shkalla me një shenjë shartimi diez në armaturë.x muzika vokale – muzikë e interpretuar me anë të zërit.x trio – pjesë muzikore për tri instrumente ose për tre zëra, secili me vijë melodike më vete; grup prej tre muzikantësh ose këngëtarësh.x valle – formë arti që shpreh kulturën e një populli, traditat e saj, besimin dhe mënyrën e jetesës.x valle e fëmijëve – valle me karakter argëtues që luhet nga fëmijë.x valle popullore epike – karakterizohet nga burrëria, trimëria, forca, karakteri luftarak etj. Shpesh shoqërohet me lodër dhe kërcehet pothuajse nga burrat, në raste të rralla, edhe nga gra e burra së bashku. x valle popullore lirike – ekzekutohet kryesisht nga gratë ose dhe nga burrat e gratë së bashku.muzika 8 91

