Page 10 - Demo
P. 10


                                    Vijat e harkuara butë të kujtojnë konturet e formave natyrale, prandaj transmetojnë një ndjesi të këndshme (fig. 15).Ndërtesa në figurën 16 është shembull i përdorimit të vijave spirale në arkitekturë. Struktura e saj formohet nga dy shirita spiralë që ndërthuren dhe bashkohen në majë me njëri-tjetrin, si në një lëvizje vallëzimi.Vijat vertikale komunikojnë ndjesinë e lartësisë dhe ndjenjën e lartësimit shpirtëror. Këto vija duket sikur ngrihen përtej natyrës njerëzore, drejt qiellit. Ato shfaqen shpesh në arkitekturën publike (fig. 12), dhe në atë të kultit. Vijat diagonale komunikojnë një ndjesi lëvizjeje. Meqenëse objektet në një pozicion diagonal janë të paqëndrueshme në lidhje me gravitetin (pasi nuk janë as vertikale, as horizontale), ato ose po bien, ose janë në lëvizje, siç është rasti i vajzës në shilarës (fig. 13). Në arkitekturë, vijat diagonale shpesh kanë lidhje me funksionin, si në rastin e shkallëve (fig. 14). Fig. 12. Sheshi i pesë kullave, qyteti i Meksikos, 1957-1958Fig. 13. Skulpturë parku, vajza në shilarësFig. 15. Antoni Gaudi, “Casa Batllo”, 1904-1906Fig. 16. Kulla e shiritave, Hiroshima, 2013Fig. 14. Shkallët, vepër arkitekturore8
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14