Page 11 - Demo
P. 11
Shumë artistë kanë realizuar vizatime me vija mbi letër, por Kalderi ishte i pari që përdori telin për të krijuar “vizatime” tredimensionale të njerëzve, kafshëve dhe objekteve, pra skulptura me tel. Në këto skulptura, vetë teli merr rolin e elementit të vijës.Vizato konturin e portretit përballë dhe në profil (fig. a, b).Realizo me tel portretin përballë dhe në profil, me të njëjtat përmasa si të skicave (fig. a, b).Ndërthur pjesën përballë me atë në profil, që vendoset në aksin e mesit (fig. c).Siguro me tel pjesën e sipërme dhe atë të poshtme të bashkimit të profilit me portretin përballë.Përdor tela me ngjyra për sytë dhe flokët.Vizato në letër skemën si në fig. d, duke ndjekur hapat e mëposhtëm.Vizato vijat paralele, duke lënë hapësirat e nevojshme si kornizë anësore.Vendos ndarjet në drejtim diagonal si në figurë (për çdo shirit të formuar).Priti shiritat paralelë dhe vijat me të kuqe, pa i shkëputur nga letra.Palosi shiritat në vendet e caktuara si në figurë, duke afruar poshtë njëra-tjetrës dy anët e prera të kornizës (fig. e, f).Në këtë mënyrë, ke ndërtuar konstruksionin e shiritave të letrës. Po njësoj, mund të krijosh edhe konstruksione të tjera (në varësi të gjerësisë dhe gjatësisë së shiritave të letrës).Fig. 17. Aleksandër Kalder Fig. a Fig. bFig. cFig. d Fig. e Fig. fMaterialet: tel i butë alumini, letër, laps, pincë etj. Konstruksion me shirita letrepalose priteDiskuto në klasë rreth skulpturave me tel të Aleksandër Kalderit dhe realizo një portret në skulpturë me tel.VeprimtariSkulpturë me tel, sipas KalderitShprehem nëpërmjet vijës9 TEMATIKA1

