Page 12 - Demo
P. 12


                                    Në imazhin e mëposhtëm, sheh një vazo apo dy fytyra në profil?Nëse je duke parë një vazo, po e sheh hapësirën e bardhë si një formë pozitive, ndërsa hapësira e zezë kthehet në formë negative. Nëse je duke parë fytyrat, po e sheh hapësirën e zezë si një formë pozitive dhe hapësirën e bardhë si një formë negative.Format mund të jenë pozitive ose negative. Format pozitive përbëjnë edhe subjektin e veprës së artit, qoftë dy apo tredimensionale. Format negative janë ato që ndodhen midis formave pozitive. Në këtë rast, format negative shërbejnë edhe si sfond.Në shembujt e librit (fig. 2, 3) është e thjeshtë të bësh dallimin midis formës pozitive dhe negative. Në këto raste, struktura e ndërtesave është forma pozitive, ndërsa hapësirat brenda harqeve janë forma negative.Simboli Jin-Jang është një shembull i mirë i kontrastit dhe i dykuptimshmërisë së formave pozitive dhe negative (fig. 4).Format pozitive dhe negative luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e kompozimit të një vepre arti.Çfarë janë format pozitive dhe negative?Fig. 1Fig. 2. Koloseu, Romë, Itali, vitet 72-80 e.s. Fig. 3. Ujësjellës romak, Gard, Francë, vitet 40-60 e.s.Fig. 4. Simboli Jin-Jang (Yin Yang)Format pozitive dhe negative2.Vëzhgo dhe diskuto 10
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16