Page 13 - Demo
P. 13


                                    Sipërfaqja dydimensionale mbi të cilën realizohet imazhi quhet plani piktorik. Format pozitive të vendosura mbi sipërfaqen dydimensionale të pikturës ose të vizatimit quhen figura. Hapësira midis këtyre figurave quhet sfond.Vëzhgojmë portretin në figurën 5. Në këtë rast, portreti është figura, ndërsa hapësira përreth tij është sfondi. Sipërfaqja mbi të cilën është realizuar portreti (në këtë rast kanavaca) quhet plani piktorik.Në një vepër arti, figura dhe sfondi krijojnë gjithnjë një marrëdhënie. Kjo marrëdhënie mund të jetë shumë e qartë dhe figurat mund të njihen lehtë si forma pozitive, kurse sfondi si formë negative.Kara Uollkeri përdor forma të sheshta që, duke i vendosur në marrëdhënie me njëra-tjetrën, tregojnë ngjarje të ndryshme. Përdorimi i këtyre formave të sheshta, të errëta dhe pa detaje, bën që ato të identifikohen lehtësisht në sfondin e çelët dhe të krijojnë një efekt të fortë dhe të menjëhershëm figurativ (fig. 7, 8).Marrëdhënia figurë-sfondFig. 5. Robert Henri, “Vajza gjermane me të bardha”, vaj në kanavacë, 1907Fig. 6. Henri Matis (Henri Matisse), “Kërmilli”, kolazh (letër dhe guash), 1953Fig. 7. Kara Uollker (Kara Walker), “Cut”, letër e prerë dhe ngjitës në mur, 1988Fig. 8. Kara Uollker, Dramë me hije në pesë akte, detaj, 1995Në kolazhin e Matisit, format me ngjyra të ndryshme bashkëveprojnë me njëra-tjetrën, sipas madhësisë dhe ngjyrës. Hapësirat midis tyre krijojnë më shumë forma negative, të cilat ndërveprojnë me format pozitive me ngjyra, duke krijuar lëvizje në kompozim (fig. 6).11 TEMATIKA1
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17