Page 14 - Demo
P. 14


                                    Fig. 9. Esher (M. C. Escher), “Metamorfoza II”, 1939-1940 Në imazhin e krijuar nga Esheri, figura që në një çast na shfaqet si subjekt, në një moment të dytë mund të na duket si sfond, dhe e kundërta. Figurat e njëjta, duke u bashkuar në mënyrë ritmike, krijojnë mes tyre hapësira, te të cilat mund të marrin jetë forma të tjera. Materialet: letër, laps, lapsa me ngjyra.Ndonjëherë nuk është e lehtë të dallosh figurën nga sfondi, siç ndodh në figurën 1, ku forma pozitive kthehet në negative dhe e kundërta. Artistët mund të luajnë me këtë marrëdhënie të figurës dhe sfondit. Esheri është i njohur për krijimin e formave dhe hapësirave të dykuptimta në punët e tij. Në këto imazhe mund të shohësh transformimin mes figurës dhe sfondit dhe mënyrën se si një objekt ndryshon në një tjetër (fig. 9).Duke ndjekur këtë logjikë, krijo imazhe, në të cilat nuk ekzistojnë  dallime midis figurës dhe sfondit.Gjej motivin dhe përhape në fletë me një ritëm të rregullt (fig. a).Më pas shndërroji në figura hapësirat boshe të krijuara midis  motiveve (fig. b).Në imazhin në figurën 10, hapësirat që krijon bashkimi i yjeve janë kthyer në guaska dhe në imazhin në figurën b, hapësirat që krijon bashkimi i fluturave janë kthyer në lakuriqë nate. Fig. 10Fig. a Fig. bVeprimtariImazhi i dykuptimtë Shprehem nëpërmjet formës12
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18