Page 15 - Demo
P. 15
Tradita japoneze “Notan”“Notan” është një term i përdorur nga japonezët, që ilustron lojën bardhë e zi të formave pozitive dhe negative. Ky koncept thekson se ato nuk mund të ekzistojnë pa njëra-tjetrën. Një kompozim i tillë është i thjeshtë në realizim dhe ofron mundësi të pafundme kombinimesh figurative.Materialet: letër e zezë në formë katrore, letër e bardhë katrore me brinjën dy herë më të madhe se letra e zezë, laps i bardhë, gërshërë, ngjitës.Vizato sipas dëshirës format brenda letrës së zezë, duke u kujdesur që figurat të zhvillohen deri në anët e letrës, si në figurën c.Priti me gërshërë të gjitha vijat e vizatimit (fig. d, e).Vendos dhe organizo mbi letrën e bardhë letrën e zezë bashkë me pjesët e prera (fig. f). Më pas ngjiti mbi letrën e bardhë, duke u siguruar që çdo pjesë e ngjitur të duket si pasqyrimi i formave negative, tashmë të prera nga letra e zezë (fig. g). Realizo edhe ti një kompozim të tillë, duke ndjekur hapat e mëposhtëm. Fig. cFig. eFig. dFig. fFig. g13 TEMATIKA1

