Page 16 - Demo
P. 16
A mund të themi që kompozimet me katrorë në figurën 1 dhe 2 janë njëngjyrëshe?Kompozimet njëngjyrëshe i quajmë ndryshe “kompozime monokrom”.Skema e ngjyrave monokrom bazohet në variacionet e çelëta dhe të errëta të një ngjyre të veçantë. Përzgjidh ngjyrën që dëshiron të përdorësh për të lyer dhomën tënde. Marrim si shembull, ngjyrën blu. Nëse i shtojmë të zezë ngjyrës blu, do të përftojmë një tonalitet të errët të kësaj ngjyre. Nëse i shtojmë të bardhë, do të përftojmë një tonalitet të çelët të saj. Në këtë mënyrë ndërtohet skema monokrom e ngjyrës së parapëlqyer, për dhomën tënde.Si krijohet skema e ngjyrave monokrom?Fig. 1, 2. Jozef Albers (Josef Albers), “Homazh katrorit” 1 dhe 2, 1968, stampim serigrafi Fig. 3. Blu e çelët, bluja bazë, blu e errëtKjo skemë ka tre përbërës:Përbërësit e skemës së ngjyrave monokrom• ngjyra bazë;• tonet e errëta të ngjyrës;• tonet e çelëta të ngjyrës.Fig. 4. Skema monokrom e ngjyraveSkema e ngjyrave monokrom. Kompozimi monokrom 3.Vëzhgo dhe diskuto 14

