Page 17 - Demo
P. 17


                                    Ndodh shpesh që skema e toneve bardhë e zi të quhet monokromatike. Por skemat monokromatike bazohen në variacionet e një ngjyre, ndërsa e bardha dhe e zeza nuk janë ngjyra. Termi i përshtatshëm do të ishte tonalitetet e grisë.E bardha dhe e zezaKompozimi monokromFig. 5. Skema e toneve bardhë e ziFig. 6. Pablo Pikaso (Pablo Picasso), “Nëna dhe fëmija”, 1901 Ngjyrat monokrom përdoren shpesh nga artistët dhe dizenjuesit për të komunikuar një gjendje apo ndjenjë specifike. Në veprën e Pikasos “Nëna dhe fëmija”, artisti përdor tonet e çelëta dhe të errëta të ngjyrës blu. Përdorimi i shkallës monokrom të ngjyrës blu i jep vëllim figurës dhe njëkohësisht krijon një ndjenjë sigurie dhe qetësie. Në skemën e ngjyrave monokrom të Itenit shohim qartë tonet e çelëta dhe të errëta të dymbëdhjetë ngjyrave të pastra. Kur ngjyrës bazë i shtojmë një dozë gjithnjë e në rritje të së bardhës, përftohet një numër i madh i toneve të çelëta të ngjyrës. Kur ngjyrës bazë i shtojmë një dozë gjithnjë e në rritje të së zezës, përftohet një numër i madh i toneve të errëta të ngjyrës.Fig. 8. FotografiPeizazhi (fig. 7) është gjithashtu një kompozim monokrom, ku nëpërmjet përdorimit të shkallës monokrom të ngjyrës blu krijohet efekti i hapësirës. Imazhi në figurën 8 është shembull i fotografisë monokrom.Fig. 7. Klod Mone (Claude Monet), “Parlamenti i Londrës”, vaj në kanavacë, 190115 TEMATIKA1
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21