Page 19 - Demo
P. 19
Përshkruaj karakteristikat e teksturës së objekteve në imazhin e mëposhtëm. Shpjego si lidhen ato me funksionin e tyre.Ne shohim shumëllojshmëri teksture artificiale në objektet e krijuara nga njeriu. Nëse vëzhgojmë fasadat e ndërtesave, vëmë re se secila prej tyre ka një dekor apo një veshje me materiale të ndryshme. Brenda shtëpive, çdo element arkitektonik dhe orendi ka një karakteristikë të ndryshme të teksturës. Përmendim këtu pllakat e dyshemesë, muret, divanet, mobiliet dhe objekte të ndryshme të përdorimit të përditshëm.Tekstura në objektet e dizajnit shpesh ka disa funksione, që ndonjëherë është e vështirë t’i ndash prej njëri-tjetrit. Tekstura mund të përçojë një ndjenjë, mund të ketë thjesht qëllim dekorativ (estetik) dhe, në varësi të materialit, paraqet disa cilësi, si: butësi, ashpërsi, elasticitet etj. Ndër funksionet e teksturës do të veçonim tri kryesoret: funksionin komunikues, funksionin dekorativ dhe atë teknik.Funksionet e teksturës në objektet e dizajnitFunksioni komunikuesFig. 1. Dhomë ndenjjejeFig. 2. Shishe parfumi Fig. 3. Arush, lodër pelushiTekstura si mjet shprehës në dizajn 4.Tekstura mund të ketë funksion komunikues, pra të përcjellë një mesazh e të tërheqë vëmendjen. Për shembull, shishja e parfumeve mund të jetë e madhe ose e vogël, por është paraqitja e saj që tërheq vëmendjen e blerësve. Imitimi i teksturës së bimës së bambusë në këtë rast, të tërheq me elegancën e saj dhe të jep ndjesinë e freskisë natyrale (fig. 2). Ndërsa arushi prej pelushi me teksturën e tij të butë, tërheq fëmijët për ta përkëdhelur me dashamirësi (fig. 3).Vëzhgo dhe diskuto 17 TEMATIKA1

