Page 20 - Demo
P. 20
Tekstura e xhamit mund të ketë funksion dekorativ dhe teknik, por edhe pse gjysmë e tejdukshme, ajo e lejon kalimin e dritës (fig. 8). Tekstura me copëza xhami e dritares së një ndërtese, me ngjyrat e saj, krijon efekte të bukura të dritës në brendësi të ndërtesës (fig. 9). Tekstura dekorative e vazove bëhet më e dukshme dhe më e bukur kur vendosen qirinjtë brenda (fig. 10). Disa tekstura kanë si qëllim kryesor funksionin teknik. Peshqiri ka një teksturë, e cila shërben për të thithur lagështirën (fig. 4). Tekstura e çatisë, pavarësisht formës së tjegullave, përmbush funksionin e saj teknik, që është rrjedhja e ujërave të reshjeve (fig. 5). Tekstura e gomave të makinës ka funksion antirrëshqitje (fig. 6). Tekstura e lodrave të konstruksionit ka rëndësi për përmbushjen e funksionit të tyre teknik (fig. 7).Funksioni dekorativFunksioni teknikFig. 4. Peshqir Fig. 5. Pjesë çatie Fig. 6. Gomë makine Fig. 7. Lodra konstruksioniFig. 8. Xham akulliFig. 9. Vitrazh Fig. 10. Mbajtëse qirinjsh18

