Page 21 - Demo
P. 21
Tekstura e abazhurit mund të jetë e shumëllojshme, në varësi të motivit dhe ngjyrës së zgjedhur.Një objekt i përdorimit të përditshëm është edhe mbajtësja e enëve të nxehta, që e hasim të realizuar në forma dhe materiale të ndryshme. Për realizimin e një objekti të tillë është e rëndësishme përzgjedhja e materialit dhe paraqitja estetike. Tekstura teknike e një mbajtëseje enëshRealizo një abazhur të thjeshtë për dhomën tënde, duke ndjekur hapat e mëposhtëm.Përzgjidh një kavanoz qelqi (ose gotë uji) dhe disa gjethe (gjethet e vjeshtës kanë ngjyrë të ngrohtë) (fig. a).Ngjiti gjethet me vinovil nëpërmjet penelit, duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e kavanozit. Pasi të thahet vinovili, gjethet marrin përsëri ngjyrën e tyre (fig. b).Vendos një qiri brenda kavanozit dhe ndize (fig. c).Në këtë mënyrë, mund të realizosh abazhurë me tekstura të larmishme.Në vend të gjetheve mund të përdorësh edhe letra me ngjyra të prera në forma të ndryshme.Realizo një mbajtëse enësh duke ndjekur hapat e mëposhtëm.Materialet: kavanoz, gjethe, vinovil, penel, qiri.Materialet: tapa shishesh vere, karton, vinovil, penel.Fig. aFig. dFig. bFig. eFig. cFig. fVeprimtariAbazhuri me teksturë dekorativeShprehem nëpërmjet teksturësMerr një karton dhe prite në formë katrore (ose në një formë tjetër që ti dëshiron), në përshtatje me enën që do të përdorësh (fig. d).Përdor tapat e shisheve të verës për të krijuar teksturën, pasi janë të qëndrueshme ndaj të nxehtit (fig. d, e, f).Ngjiti mbi karton me vinovil, duke i vendosur sipas një ritmi të caktuar.19 TEMATIKA1

