Page 22 - Demo
P. 22
Në imazhet e mëposhtme, identifiko vëllimin real dhe atë të paraqitur në sipërfaqen dydimensionale.Vëllimi është një element i gjuhës së skulpturës dhe arkitekturës, veprat e të cilave kanë vëllim real që mund të jetë i matshëm. Në pikturë dhe vizatim, vëllimi i objekteve të paraqitura arrihet nëpërmjet lojës së dritëhijes ose nëpërmjet teknikave të perspektivës. Kështu, ne mund të bëjmë dallimin midis vëllimit real dhe vëllimit të paraqitur.Vëllimi real i një trupi, skulpture apo ndërtese mund të jetë i matshëm në tri dimensione: gjerësi, gjatësi dhe thellësi. Dimensioni që mbizotëron më shumë i jep karakterin objektit. Në ndërtesën mbi ujëvarë, bie në sy zhvillimi horizontal, i bazuar në një arkitekturë që respekton raportin midis njeriut dhe natyrës (fig. 3). Vëllimi realFig. 1. Brendi Fig. 3. Frenk Llojd Rajt, “Ujëvara”, 1936-1939Fig. 2. Fletore vizatimi me lapsaVëllimi dhe mënyrat e paraqitjes në pikturë dhe vizatim 5.Vëzhgo dhe diskuto20

