Page 23 - Demo
P. 23


                                    Fig. 6. Mikelanxhelo (Michelangelo), “Kapela Sistina”, fragmentFig. 4. Qiellgërvishtës Fig. 5. August Roden (Auguste Rodin), “Katedralja”, 1908Në figurën 4, mbizotëron zhvillimi në lartësi i ndërtesës. Vëllimi i skulpturës bëhet i qartë nëpërmjet dritës, e cila vepron mbi relievin dhe krijon zona të hijes dhe të dritës (fig. 5).Paraqitja e vëllimit të një trupi, objekti apo ndërtese, në pikturë dhe në vizatim, ndodh atëherë kur nëpërmjet metodave të ndryshme realizohet forma, struktura dhe dimensionet. Në pikturë (fig. 6, 7) dhe në vizatim (fig. 8), vëllimi i objekteve paraqitet mbi një sipërfaqe të sheshtë dydimensionale. Ky vëllim realizohet nëpërmjet metodave grafike dhe piktorike, siç është bardhë e zija, e cila vë në pah dritëhijet dhe perspektivën, që bën të mundur paraqitjen e realitetit në mënyrën më besnike. Në pikturë, edhe ngjyra është një element i rëndësishëm për të krijuar idenë e thellësisë. Përmendim këtu kompozimin monokrom apo përdorimin e ngjyrave të ftohta për zonat e hijes dhe ato të ngrohta për zonat e ndriçuara.Vëllimi i paraqitur në pikturë dhe në vizatimFig. 7. Kanaleto (Canaletto), “Sheshi Shën Mark”, 1740 Fig. 8. Vizatim me dritëhije 21 TEMATIKA1
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27