Page 26 - Demo
P. 26


                                    Gjej ndryshimin midis mënyrës së ndërtimit të kubit në figurën 1 dhe në figurën 2.Sa pika ikjeje ka kubi i ndërtuar në secilën figurë? A mendoni se kubi me tri pika ikjeje është parë nga lart?Për të vizatuar një pamje apo për ta fotografuar atë, duhet të zgjedhim një pikë shikimi. Ajo që shohim varet nga pozicioni ynë i vëzhgimit. Nëse e shohim një qytet me ndërtesat e tij nga lart, ai do të shfaqet krejtësisht ndryshe nga ajo çka shohim kur jemi në tokë. Në figurën 3, shfaqen ndërtesa të larta që, të para nga poshtë, duken sikur hollohen drejt qiellit, ndërsa në figurën 4, ndërtesat e larta, të para nga lart, duken sikur hollohen drejt tokës.Pikat e shikimitFig. 1 Fig. 2Fig. 3. Ndërtesa të para nga poshtë Fig. 4. Ndërtesa të para nga lartSi i vizatojnë artistët ndërtesat e para nga lart? Po ato të para nga poshtë?Perspektiva me tri pika ikjeje 6.Vëzhgo dhe diskuto 24
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30