Page 27 - Demo
P. 27
Perspektiva me tri pika ikjeje është një mënyrë mjaft e mirë për të realizuar objekte apo skena nga një pikë shikimi shumë e lartë ose shumë e ulët. Shtrembërimet që sjell pika e tretë e ikjes në kompozim, shpesh kanë një efekt të tillë artistik, sa edhe një koncept të thjeshtë e bëjnë shumë interesant. Shembujt e filmave vizatimorë e tregojnë qartë këtë efekt. Zakonisht, një pikë e tretë përdoret në perspektivë kur ka lartësi ekstreme (ose thellësi), të tilla si qiellgërvishtësit. Kur i sheh këto ndërtesa nga trotuari, sa më lart ngrihen, aq më shumë zvogëlohen. Në figurën 8, Esheri ka përdorur perspektivën me tri pika. Të gjitha vijat e ndërtesës, si ato horizontale, në lidhje me vijën e horizontit, ashtu edhe ato vertikale, bashkohen në pikat e ikjes në të majtë, në të djathtë dhe në fund. Ndryshe nga perspektiva me dy pika ikjeje, perspektiva me tri pika ikjeje e lejon shikuesin të shohë thellësinë edhe në vijat vertikale. Kjo pikë shikimi nga lart quhet ndryshe edhe “sytë e zogut”. Perspektiva me tri pika ikjejeFig. 5 Fig. 6Fig. 8. Esher, “Kulla e Babelit”, grafikë, 1928Fig. 9. Skica me pikën e ikjes lart Fig. 10. Skica me pikën e ikjes poshtëFig. 7Duhet pasur gjithmonë parasysh që pozicionet e pikave të ikjes janë të rëndësishme. Të gjitha vijat duhet të shkojnë drejt pikës përkatëse të ikjes dhe, si rezultat, kjo zgjedhje do të ndikojë në shkallën e deformimit të objektit që po vizatoni. Në perspektivën me tri pika, pozicioni i pikës së tretë është vendimtar: sa më larg nga qendra e kompozimit, aq më shumë rritet shkalla e deformimit të objektit. Kur e vendosim atë sipër vijës së horizontit, kemi paraqitur perspektivën me “sytë e milingonës” (fig. 9). Kur e vendosim pikën e tretë poshtë vijës së horizontit, kemi paraqitur perspektivën me “sytë e zogut” (fig. 10).Përzgjedhja e pikës së ikjes 25 TEMATIKA1

