Page 28 - Demo
P. 28


                                    Vizato vijën e horizontit në pjesën e poshtme të kompozimit. Zgjidh dy pikat e ikjes në vijën e horizontit, si në figurën a. Vendos pikën e tretë të ikjes në pjesën e sipërme të kompozimit, të baraslarguar nga dy pikat e tjera.Përcakto dy brinjët e bazës së ndërtesës, lartësinë dhe vizato vijat vertikale dhe horizontale në pikat përkatëse (fig. b). Përdor vijën vertikale qendrore për ndarjen e dritareve në lartësi dhe vijat horizontale të bazës për ndarjen e dritareve në gjerësi. Mbaj parasysh që të zvogëlosh përmasat e dritareve, që shkojnë si vertikalisht (drejt majës së ndërtesës), ashtu edhe horizontalisht. Bashkoji ndarjet me pikat e ikjes përkatëse (fig. c).Mbush hapësirën e dritareve për ta dalluar nga muri dhe fshiji vijat ndihmëse (fig. d).Në të njëjtën mënyrë mund të realizosh një ndërtesë nga pika e kundërt e shikimit.Materialet: letër, laps, vizore, gomë.Fig. aFig. cFig. bFig. dVeprimtariNdërtesa e paraqitur nëpërmjet perspektivës me tri pika, nga poshtë-lartShprehem nëpërmjet hapësirës26
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32