Page 29 - Demo
P. 29


                                    A shërben korniza në figurën 1, për të zgjedhur imazhin e dëshiruar nga peizazhi? A është e ngjashme kjo kornizë me kuadrin e pikturës, vizatimit dhe aparatit fotografik?Brenda këtij formati, artisti apo fotografi vendos së bashku elementet e imazhit, lëviz objektet dhe figurat për të arritur ekuilibrin në kompozim. Të kompozosh do të thotë të vendosësh së bashku dhe të harmonizosh elementet e imazhit. Çdo formë dhe figurë e paraqitur në kompozim mban një peshë pamore. Korniza shërben për të përcaktuar imazhin brenda kufijve të një kuadri. Pasi zgjidhet imazhi apo subjekti i vizatimit, është e rëndësishme të vendoset për formatin e fletës. Ajo mund të jetë katrore ose drejtkëndore, në drejtim vertikal apo horizontal. KompozimiFig. 3 Fig. 4 `Kompozime të ndryshme të një imazhi (fig. 3, 4, 5, 6)Fig. 1 Fig. 2 Kompozimi. Ekuilibri ose pesha pamore 7.Vëzhgo dhe diskuto 27 TEMATIKA1
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33