Page 30 - Demo
P. 30
Nga ana pamore, një kompozim mund të jetë i ekuilibruar (i baraspeshuar) ose i paekuilibruar. Në rastin e një kompozimi të paekuilibruar, syri ynë vëren se diçka nuk është si duhet. Në figurën 7, vazoja me lule e vizatuar në të majtë të fletës është në të njëjtën situatë si peshorja në figurën 7. a., e cila nuk është në baraspeshë.Ekuilibri ose pesha pamoreFig. 7. a Fig. 8. a Fig. 7. Vazo me lule pa baraspeshëFig. 8. Vazo me lule në baraspeshëNë figurën 8, kompozimi është plotësuar dhe ka arritur ekuilibrin, si në peshoren e figurës 8. a. Shpesh dy pesha pamore nuk kanë të njëjtën vlerë, por plotësojnë “peshën” e një forme më të madhe.Fig. 5 Fig. 628

