Page 31 - Demo
P. 31


                                    Rafaelo, artist i Rilindjes italiane, në veprën “Madona Sistina” (fig. 10), pasqyron një shembull të përsosur të ekuilibrit, i cili bazohet në simetrinë e figurave. Peshat e figurave janë shpërndarë në mënyrë simetrike në anët e aksit të simetrisë (kujto simetrinë, nga klasa VI), siç duket në skemën e figurës 10. b. Dy engjëjt në fund janë vendosur si kundërpeshë e Shën Mërisë me fëmijën. Fig. 9. Vasilij Kandinski, “Pika, vija, sipërfaqja”, bojë kine mbi letër, 1925Fig. 9. a. PeshorjaFig. 10. a. PeshorjaFig. 9. b. Skema pa baraspeshëFig. 10. Rafaelo Sancio (Raffaelo Sanzio), Fig. 10. b. Skema e simetrisë“La Madonna Sistina”, 1513 Në vizatimin e tij (fig. 9), Vasilij Kandinski e ka plotësuar njollën mjaft të dukshme të rrethit të zi me një konstruksion të lehtë grafik vijash që rregullon ekuilibrin si në peshoren në figurën 9. a. Nëse do ta hiqnim këtë strukturë, pesha pamore do të anonte vetëm nga njëra anë e kompozimit (fig. 9. b). Për artistët figurativë, studimi i kompozimit është shumë i rëndësishëm dhe ekuilibri pamor arrihet nga kombinimi i elementeve të artit. Duke vëzhguar vepra të ndryshme të artit, mund të kuptojmë më shumë mbi peshën pamore në kompozim.Struktura e kompozimit29 TEMATIKA1
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35