Page 34 - Demo
P. 34
Skulptori grek, Polikleti, krijoi përmasat e trupit ideal. Ai përcaktoi raportin midis kokës dhe gjatësisë së trupit: 1/8.Në periudhën e Rilindjes, studimi i figurës së njeriut mori një rëndësi të veçantë, duke dalë në përfundimin se njeriu është shembulli i harmonisë së përsosur. Leonardo da Vinçi e paraqiti njeriun brenda figurës së katrorit dhe rrethit, qendra e të cilit ndodhet te kërthiza.Trupi i njeriut është i përbërë nga skeleti, muskujt dhe kyçet, që lidhen ngushtë me njëritjetrin. Vëzhgojmë skemën e përmasave ku trupi i njeriut matet në gjatësi dhe koka shërben si njësi matëse, pra si masë. Një fëmijë 1-vjeçar mund të jetë i gjatë 4 masa. Një fëmijë 3-vjeçar mund të jetë i gjatë 5 masa. Nga mosha 5 deri në 10 vjeç, një fëmijë mund të jetë i gjatë 6 ose 7 masa. Një adoleshent, ashtu si një i rritur, mund të jetë i gjatë 7 deri në 8 masa. Raporti i përmasave te një i rritur (pavarësisht gjatësisë së tij) është i qëndrueshëm.Njeriu në artin grekNjeriu në artin e RilindjesPërmasat e trupitFig. 5. a. Kanuni grekFig. 7. Përmasat e trupitFig. 6. Vizatim i Leonardo da Vinçit, 1487Për të paraqitur figurën e njeriut në lëvizje, fillimisht është e rëndësishme të gjesh pikat e kyçeve që mundësojnë lëvizjen e pjesëve të ndryshme të trupit. Po ashtu, me rëndësi është ruajtja e përmasave të figurës. Kjo do të thotë që, gjatë uljes apo ngritjes së një krahu apo këmbe, ruhen përmasat e figurës fillestare.Paraqitja e figurës së njeriut në lëvizjeFig. 8. Manekin në lëvizjei rritur32

