Page 36 - Demo
P. 36


                                    Xhakometi (1901-1966) ishte një artist zviceran (skulptor, piktor), i njohur për stilin e tij të veçantë të statujave “të gjata”. Figurat paraqiten në lëvizje të zakonshme, si në rastin e “Burrit që ecën” (fig. 2), por janë shumë të holla, si një hije e zgjatur, dhe ndërtohen mbi një skelet prej teli. Këto skulptura të holla paraqesin figurën e njeriut dhe natyrshmërinë e lëvizjeve, pa përdorimin e vëllimit të muskulaturës. Duke u nisur nga skulpturat e Xhakometit, përdoreni edhe ju këtë teknikë për të realizuar figura të ngjashme, duke i vendosur në role dhe lëvizje të ndryshme.Faza e parë: Ndërtimi i skeletit me telMaterialet: tel i butë alumini, plastelinë, plastelinë me ngjyrë, letër ngjitëse, pincë, gërshërë (fig. a).Fig. 1. Xhakometi në studion e tijFig. 2. Alberto Xhakometi (Alberto Giacometti), “Burri që ecën”, bronz, 1947Pritni një pjesë teli në gjatësinë rreth 60 cm dhe paloseni më dysh (fig. b).Bëni një lak në mes dhe përdridheni. Kjo do të jetë koka (fig. c).Pritni një pjesë teli rreth 50 cm dhe lidheni atë në mes poshtë kokës. Paloseni në dysh dhe përdridheni në të dyja anët për të krijuar krahët. Ashtu si për kokën, krijoni lakun në të dy krahët (fig. c, d).Fig. a Fig. b Fig. c Fig. dPROJEKT 1Figura e njeriut sipas Xhakometit34
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40