Page 37 - Demo
P. 37


                                    Faza e dytë: Modelimi dhe lëvizja e figurësPasi skeleti të jetë përfunduar, ju mund t’i jepni një karakteristikë të veçantë nëpërmjet lëvizjes që do të zgjidhni.Vendoseni figurën në një bazë. Përzgjidhni pozën për personazhin tuaj (në varësi të lëvizjes, personazhi mund të ketë në bazament: njërën a të dyja këmbët, apo edhe dorën). Poza që do të zgjidhni karakterizon edhe personazhin. Poza mund të jetë e një balerini, gjimnasti, futbollisti, modeleje apo të tregojë një lëvizje të zakonshme.Pas përzgjedhjes dhe realizimit të lëvizjes, plotësoni figurën me elemente të tjera dalluese. Këtë mund ta bëni duke përdorur plastelinë me ngjyra ose teknikën e “karta pestës” (letër e lagur me ujë dhe vinovil). Nëse përdorni teknikën e letrës, pasi të thahet, ngjyroseni sipas dëshirës me tempera ose akrilik.Ju mund të bashkëpunoni me njëri-tjetrin për të realizuar një bashkim figurash që krijojnë marrëdhënie me njëra-tjetrën, si: një grup balerinash, një grup modelesh, shfaqje cirku etj. Përdridheni telin poshtë kokës për të krijuar bustin dhe këmbët (fig. d).Vendosni përreth telit letrën ngjitëse, për të krijuar pak trashësi (fig. e, f).Më pas modelojeni me plastelinë (fig. g, h).Për bazën e figurës mund të përdorni plastelinë që ngrin (das).Fig. 3Fig. 7 Fig. 8 Fig. 9 Fig. 10Fig. 4 Fig. 5 Fig. 6Fig. e Fig. f Fig. g Fig. h35 TEMATIKA1
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41