Page 39 - Demo
P. 39
TEMATIKA 2Kjo tematikë ka për qëllim të ilustrojë teknikat artistike dhe proceset specifike për realizimin e ideve. Në çdo temë mësimore jepet informacioni bazë mbi teknikat, proceset dhe materialet e tyre specifike, i cili shoqërohet me imazhe ilustruese të shumëllojshme. Organizimi i temave mësimore me rubrika, sipas specifikave të secilës teknikë, si dhe propozimet e larmishme në rubrikën e veprimtarive, i nxisin nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur, duke u mbështetur te vëzhgimi, kujtesa dhe imagjinata.Në këtë tematikë, nëpërmjet shembujve të larmishëm, ofrohen edhe mundësitë shprehëse të këtyre teknikave në profesione të ndryshme krijuese.TEKNIKA DHE PROCESEARTISTIKE MËSIMET 1 – 11Njohuritë për realizimin e kompetencave• Teknika e lapustilave • Grafiti urban • Teknika stampimi dekorative• Fotografia dhe fotokolazhi • Dizajni i tekstileve • Dizajni i modës• Skulptura. Modelimi• Skulptura. Gdhendja• Skulptura. Derdhja • Skenografia teatrale • Projekt: Teatër me kukullaAftësitë për realizimin e kompetencaveNxënësi/ja:zbulon karakteristikat dhe mundësitë shprehëse të teknikave të ndryshme artistike;përdor me kompetencë mjetet dhe teknikat në realizimin e punimeve artistike, duke u mbështetur në propozimet e rubrikës së veprimtarive të çdo njësie mësimore;organizon gjuhën pamore nëpërmjet mundësive shprehëse të teknikave të ndryshme artistike;shpreh idetë në mënyrë origjinale, duke përdorur teknika artistike të larmishme.37 TEMATIKA2

