Page 40 - Demo
P. 40


                                    Teknika e lapustilave Fig. 1. Umberto Mastrojani (Umberto Mastroianni), vizatim abstrakt me lapustil, 1995Fig. 2. Lapustila me maja të ndryshmeLapustilat janë ndër mjetet më të përhapura sot në vizatim dhe dizajn. Ato lindën si një zhvillim i mëtejshëm i penës me sferë (stilolapsit) dhe kanë një depozitë që mban ngjyrën, e cila është e ndritshme dhe e tejdukshme. Elementi më i rëndësishëm i lapustilave është maja. Maja bëhet me fibra sintetike (kryesisht me najlon) dhe ka forma e përmasa të ndryshme, që nga ato më të hollat e deri tek ato më të trashat (lapustilat me majë të trashë quhen marker). Përzgjedhja e majës së duhur është mjaft e rëndësishme për të arritur rezultatin e dëshiruar në krijim.Lapustilat mund të japin rezultate mjaft të kënaqshme për shkak të përdorimit të shpejtë dhe ngjyrave të ndritshme. Ngjyrat mund të bashkohen vetëm direkt mbi letër nëpërmjet mbivendosjes, p.sh.: duke mbivendosur dy ngjyra përftojmë një të tretë. Ndryshe nga lapsat me ngjyra, me lapustilat është e vështirë të realizojmë sfumatura të shkallëzuara të ngjyrës. Me kalimin e kohës ose gjatë ekspozimit në diell, vizatimi me lapustila zbehet, prandaj për ta mbrojtur mund të përdoret fiksuesi (lëndë ruajtëse).Majat e lapustilaveMënyra e përdorimit dhe mundësitë shprehëseFig. 3. Nëpërmjet vijëzimit ose kryqëzimit, me të njëjtën ngjyrë ose ngjyra të ndryshme, mund të arrihen efekte dhe tonalitete të ndryshme. Fig. 4. Teknika e pikëzimit na mundëson krijimin e shenjave të dukshme, në varësi të presionit të dorës dhe të madhësisë së majës.Fig. 5. Efektet e sfumaturës përftohen, duke përdorur penelin me ujë mbi sipërfaqen e ngjyrosur me lapustila.1.38
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44