Page 42 - Demo
P. 42
Grafiti urban paraqet një formë të re të pikturës murale, që u shfaq në muret e qyteteve. Ai lindi në Amerikë si një formë proteste individuale dhe shoqërore, duke gjetur përhapje në periferitë e qyteteve të mëdha. Piktura të tilla, shpesh janë shprehje e vandalizmit, por të organizuara dhe të realizuara mirë, kthehen në shprehje artistike të mirëfillta. Mjafton të përmendim Keith Hering (Keith Haring), i cili që i ri filloi të njolloste vagonëte metrosë në Nju Jork, por sot veprat e tij ekspozohen në muzetë e rëndësishme të artit bashkëkohor.Grafitët urbanë realizohen thjesht, kryesisht nëpërmjet bojërave të bombolave me spraj, por edhe me penela apo me teknikën stensil (stampë letre). Subjektet e tyre mund të jenë shkrime të thjeshta ose kompozime tërheqëse me mesazhe të rëndësishme.Deri në fund të vitit 1989, muri që ndante qytetin e Berlinit u bë simbol i kontrasteve politike. Ana lindore e tij u mbulua nga një seri pikturash murale, një pjesë e të cilave u realizuan nga artistë të njohur. Temat ishin thirrje për liri dhe shpreheshin në stile të ndryshme. Sot, grafiti urban shihet si një nga format më popullore të artit në të gjithë globin.Fig. 3. Grafit nga muri i Berlinit Fig. 4, 5. Një nga artistët bashkëkohorë më të njohur, që realizon grafitë, është artisti anonim, i vetëquajtur Banksi (Banksy). Ai fitoi famë për grafitët e tij ku kombinon bojëra me spraj me teknikën stencil. Në vitin 2005 ai krijoi nëntë imazhe në murin që ndan Izraelin me Palestinën. Në imazhet e tij ai përdor shpesh ironinë dhe humorin.Fig. 1. Pikturë murale e realizuar në një fasadë pallatiFig. 2. Artisti Keith Hering përpara një grafiti të realizuar prej tij në një metro të Parisit.2. Grafiti urban 40

