Page 43 - Demo
P. 43
Fig. 6. Keith Hering, “Figura”, 1992 Fig. 7. Keith Hering duke imituar lëvizjen e personazhit.Fig. 8 Fig. 9Piktori amerikan Keith Hering (1958-1990) është konsideruar si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të grafitit urban. Përveçse artist, ai ishte edhe një aktivist shoqëror. Puna e tij iu përgjigj kulturës së rrugës së qytetit të Nju Jorkut në vitet 1980, duke shprehur konceptet e lindjes, vdekjes, jetës dhe luftës. Stili i tij karakterizohet nga silueta me vija të trasha të zeza të figurave, që shfaqen herë bardhë e zi, herë me ngjyra të ndritshme.Në figurën 6, lëvizjet e personazheve që kërcejnë janë të larmishme. Krijo edhe ti një letër murale, sipas shembullit të Keith, duke ndjekur hapat e mëposhtëm. Bashkëpuno me një shok ose shoqe të klasës. Vendos tabakun e letrës në mur dhe mbështetu, duke krijuar një lëvizje, sipas shembullit në figurën 7. Konturo figurën duke ndjekur lëvizjen e trupit. Përdor një penel të trashë me ngjyrë të zezë (ose tjetër) për të krijuar siluetën e figurës. Përdor kontrastin e ngjyrave të pastra për figurën tënde. Shoqëroje figurën me vija që theksojnë më shumë lëvizjen. Punimet e realizuara vendosini në muret e klasës ose në korridorin e shkollës (fig. 9). Për mënyrën e vendosjes mund të punoni së bashku si klasë.Materialet: tabakë letre, penela të trashë, tempera ose akrilikë.VeprimtariMurale në letër sipas Keith HeringShprehem nëpërmjet grafitit41 TEMATIKA2

