Page 44 - Demo
P. 44


                                    Teknika e stampimit është një ndër metodat më të përdorura për dekorimin e objekteve të dizajnit. Si një teknikë që mundëson përsëritjen e imazhit, ajo përdoret në industri për dekorimin e objekteve në seri, në punishtet e artizanatit dhe gjerësisht në industrinë tekstile. Kjo teknikë dekorative e hershme është zhvilluar shumë me kalimin e kohës. Stampat e ndryshme: me reliev, me gdhendje apo me letër (stensil), ofrojnë mundësi të shumta për dekorimin e objekteve. Duke u mbështetur në karakteristikat specifike të këtyre teknikave mund të eksperimentosh për të arritur efekte të ndryshme dhe origjinale.Modeli mund të jetë një material natyral (patate, gjethe, frutë e prerë etj.) si në figurën 2, ose edhe goma e një lapsi (fig. 3).Modelet e stampës me reliev mund të përgatiten me materiale të ndryshme, siç mund të jetë një karton i prerë në formën e dëshiruar dhe një spango e ngjitur si reliev në të (fig. 4). Një model tjetër stampe me reliev mund të realizohet duke përdorur silikonin apo vinovilin, si në figurën 5, 6. Maja e shishes së silikonit ndjek vijat e motivit mbi një sipërfaqe plastike ose xhami. Pasi thahet, modeli lyhet me ngjyrën e dëshiruar dhe përdoret si stampë. Stampa me letër është një metodë mjaft e përhapur për zbukurimin e objekteve të ndryshme dhe tekstileve (fig. 7).Fig. 1. Portofol i dekoruar me teknikë stampimiFig. 2 Fig. 3Mënyra e përdorimit dhe mundësitë shprehëse Stampa me modele të gatshme Fig. 4 Fig. 5 Fig. 6 Fig. 7Teknika stampimi dekorative 3.42
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48