Page 46 - Demo
P. 46


                                    Për fotografinë nuk mund të përdorim të njëjtat kritere vlerësimi si për pikturën a vizatimin, edhe pse këto mjete shprehëse artistike paraqesin disa elemente të përbashkëta, si: kompozimin e figurave, kontrastin bardhë e zi etj. Fotografia ofron mundësi të shumta për të eksperimentuar: mund të imitojë pikturën ose mund t’i bëhen përpunime të befasishme, siç janë kolazhi me fotografi apo ndërhyrja me mjete piktorike. Fotokolazh do të thotë kolazh me fotografi. Teknika e fotokolazhit është e thjeshtë për t’u realizuar, në mënyrë manuale ose nëpërmjet programeve kompjuterike (photoshop). Pjesë nga imazhe të ndryshme fotografike priten dhe rikompozohen sërish. Fotokolazhi është një teknikë që lejon krijimin e imazheve surreale, argëtuese dhe provokuese.Për t’i ndryshuar kuptimin ose për ta bërë më tërheqëse fotografinë, artistë të ndryshëm ndërhyjnë në të, si me ngjyra, ashtu edhe me elemente të tjera.Fig. 1. Fotokolazh, “Fëmijët me pambuk sheqeri”Fig. 5. Mario Skifano (Mario Schifano), Ndërhyrje me ngjyra mbi fotografi, 1988Fig. 2. Gaj Ketling (Guy Catling) është një dizenjues grafike nga Anglia. Në përgjithësi, ai përdor në kolazhe foto të vjetra të luftës dhe me ndërhyrjet e tij u jep një kuptim të ri. Fig. 3, 4. Artistja Meri Ozaslan (Merve Ozaslan) përdor për kolazhet e saj fotografi të vjetra bardhë e zi, të njerëzve në rrugë, të ndërtesave etj., dhe u vendos imazhe të mjedisit natyror.FotokolazhiNdërhyrje me ngjyra mbi imazhet fotografikeFotografia dhe fotokolazhi 4.Për të përdorur fuqinë shprehëse të fotografisë, është e rëndësishme të mbajmë parasysh karakteristikat e saj kryesore si një teknikë fotokimike, që bën të mundur riprodhimin në mënyrë besnike të mjedisit përreth.44
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50