Page 48 - Demo
P. 48
Dizajni i tekstileve është arti i punimit dhe i dekorimit të materialeve tekstile. Teknikat për realizimin e tij përfshijnë endjen, trikotazhin, qëndisjen, ngjyrosjen, stampimin. Dizenjuesi i tekstileve projekton dekoracione për tekstile, teknika të endjes dhe të përpunimit (stampim, qëndisje). Ai zgjedh fijet dhe ngjyrat për të realizuar tekstura të reja dhe udhëzon endësit për mënyrën e realizimit të tekstileve. Dizenjuesi i tekstileve projekton si pëlhura për veshje e mbulesa, ashtu edhe qilima, tapete etj. Fibrat janë elemente përbërëse të fijes tekstile, që lidhen mes tyre për t’i dhënë fillit gjatësi dhe qëndrueshmëri. Në këtë mënyrë fija bëhet e përshtatshme për endjen, ngjyrosjen dhe përpunimet e tjera që e shndërrojnë atë në pëlhurë.Makina e endjes është ndër më të vjetrat e njerëzimit dhe quhet avlëmend ose tezgjah. Në parim, endja kryhet nga thurja e fijeve vertikale (filli bazë) me fijet horizontale (filli ind), në një rregull të caktuar. Avlëmendi është një makinë artizanale, nëpërmjet së cilës enden tekstile për veshje (pëlhurat) dhe tekstile për shtëpinë (qilimat, tapetet etj.).Fig. 1. Dizenjues tekstilesh gjatë punësFig. 2. Avlëmendi horizontal Fig. 3. Filli bazë dhe filli ind Fig. 4. Avlëmendi vertikal Fig. 5. Disa mënyra të endjesPuna e një dizenjuesi tekstileshFibra, fija dhe pëlhurafilli bazë filli ind5. Dizajni i tekstileve46

