Page 49 - Demo
P. 49


                                    Teknikat e ndryshme të endjes dhe karakteristikat e fibrave të ndryshme tekstile përdoren sot nga dizenjuesit e ndryshëm për të krijuar tekstile interesante. Teknikat e endjes janë shumë argëtuese dhe japin rezultate mjaft të kënaqshme. End një qilim dekorativ ose një mbulesë, sipas hapave të mëposhtëm.Nëpërmjet një thurjeje të thjeshtë, duke zgjedhur fije me ngjyra të kombinuara mirë, mund të realizosh një byzylyk. Ndiq hapat e mëposhtëm.Byzylyk me endjeNdërto një telajo që imiton avlëmendin. Për këtë, mund të merrni një copë kartoni me përmasa sipas dëshirë (fig. a). Ndaje kartonin në të dyja skajet e tij në hapësira rreth 1 cm nga njëra-tjetra dhe prite me gërshërë  si në fig. b. Vendos fijen e bazës në hapësirat e prera, duke e shpërndarë në të gjithë gjerësinë e kartonit (fig. c). Kryej endjen me fillin ind “një po, një jo” (ose sipas dëshirës) (fig. d, e). Realizo endje të tjera interesante, duke eksperimentuar me fije të trashësive, përbërjeve dhe  ngjyrave të ndryshme. Lidh bashkë tri fije të trasha akriliku. Vendosi brenda tri pipëzave si në fig. f. End në disa rreshta një fije me ngjyrë (në këtë rast fijen e kuqe) (fig. g). Vazhdo endjen me dy ngjyra të tjera si në fig. h, derisa të arrish gjatësinë e duhur për kyçin e dorës. Largoji pipëzat si në figurë dhe lidh fijet (fig. i).Materialet: karton, gërshërë, fije me trashësi dhe ngjyra të ndryshme.Materialet: tri pipëza, fije me tri ngjyra, fije bazë njëngjyrëshe.Fig. a Fig. b Fig. c Fig. d Fig. eFig. f Fig. g Fig. h Fig. iVeprimtariMbulesë dekorativeShprehem nëpërmjet teknikave të endjes47 TEMATIKA2
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53