Page 50 - Demo
P. 50


                                    Dizajni i modës është formë e artit që merret me krijimin e veshjeve dhe të aksesorëve. Dizenjuesi i parë i modës ishte Çarls Frederik Uorth (Charles Frederick Worth), në shekullin XIX. Para se të krijohej shtëpia e tij e modës në Paris, veshjet bëheshin nga rrobaqepësit anonimë dhe modelet e veshjeve merreshin kryesisht nga stili i veshjes mbretërore. Uorthi qe dizenjuesi i parë që udhëzoi klientët e tij se çfarë duhet të vishnin, në vend që të ndiqte kërkesat e tyre.Një dizenjues mode duhet të ketë personalitet artistik dhe krijues. Ai duhet të ketë aftësi të mira në vizatim për të shprehur idetë e tij në skica, njohuri mbi ngjyrat dhe kombinimet e tyre dhe duhet të jetë i aftë të punojë me tekstilet, duke i përdorur ato në mënyrë krijuese dhe origjinale. Dizenjuesi i modës duhet t’i shndërrojë idetë e tij në veshje. Njohuritë mbi artin, historinë e tij dhe të modës dhe njohuritë mbi rrobaqepësinë (prerja, qepja etj.) janë shumë të rëndësishme për një dizenjues mode të suksesshëm.Veshja ka dy funksione bazë: mbulimin dhe mbrojtjen e trupit të njeriut dhe atë komunikues. Nëpërmjet saj njerëzit komunikojnë identitetin e tyre: gjininë, grupin etnik, moshën, profesionin, besimin apo vendin që zënë në shoqëri. Imazhet në historinë e artit, si pikturat, skulpturat etj., na sjellin një arkiv të pasur të veshjeve të çdo periudhe të historisë së njerëzimit. Fig. 1. Portreti i Uorthit dhe një nga veshjet e krijuara prej tij.Fig. 2. Dizenjues mode gjatë punësFig. 3. Petrus Kristus (Petrus Christus), “Një argjendar në dyqanin e tij”, 1449 Fig. 4. “Harkëtari në gjunjë”, skulpturë e dinastisë kineze (221-206 p.e.s)Puna e një dizenjuesi modeVeshja si komunikim6. Dizajni i modësNëpërmjet personazheve, dallojmë mënyrën e veshjes dhe disa nga aksesorët e kokës (kapelat e burrave dhe veshjen e kokës te gruaja) në Holandën e shek. XV.Dallohet qartë mënyra e veshjes së luftëtarit dhe elementet e saj (çizmet, armatura, shalli në qafë).48
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54