Page 51 - Demo
P. 51
Fig. 5. Figurina e modës, ndryshe nga trupi normal, e ka raportin e kokës me trupin 1/9.Fig. 8. Në këtë koleksion janë përdorur kontrasti i toneve të çelëta dhe të errëta të ngjyrave dhe format e drejta gjeometrike.Fig. 6. Në këtë koleksion është përdorur elementi i vijës dhe kontrasti bardhë e zi.Fig. 7. Në këtë koleksion janë përdorur kontrasti i ngjyrave të pastra, e zeza dhe format gjeometrike.Fig. 9. Në këtë koleksion janë përdorur kontrasti i ngjyrave të pastra dhe format natyrale.Veshjet e një koleksioni konsiderohen pjesë e një projekti të caktuar dhe duhet të kenë elemente të përbashkëta. Ideo një minikoleksion, prej tri ose katër veshjesh, duke ndjekur hapat e mëposhtëm.Shembujt në libër tregojnë qartë elementet e përbashkëta në veshjet e një koleksioni, por edhe mënyrën e zhvillimit të tyre nga veshja në veshje, e cila tregon larmi brenda llojit. Vizato figurën e modës dhe përsërite katër herë. Mund të përdorësh edhe një model të gatshëm (fig. 5). Përzgjidh elementet e artit, që mund të jenë: vija (fig. 6), ngjyrat dhe forma gjeometrike (fig. 7, 8), ngjyrat dhe format natyrale (fig. 9). Përdor elementin ose elementet e përzgjedhura për të krijuar veshjet te të katra modelet. Elementi i përzgjedhur duhet të përdoret me larmi dhe fantazi në çdo veshje. Përdor silueta të ndryshme, sipas llojit të veshjes që do të krijosh (fustan, pantallona me bluzë, fund me xhaketë etj.).Materialet: letër, laps, lapustila.VeprimtariProjekt për veshjeShprehem nëpërmjet skicave të modës49 TEMATIKA2

