Page 52 - Demo
P. 52
Dhënia formë një materiali është një veprimtari mjaft tërheqëse. Modelimi është një teknikë që mundëson manipulimin e materialit për t’i dhënë formën e dëshiruar. Materiale të tilla, si: argjila, plastelina, letra e lagur etj., marrin formën e dëshiruar me lehtësi. Shumë artistë sot përdorin materiale të ndryshme për realizimin e skulpturave, madje edhe për bashkimin e tyre, duke krijuar vepra figurative ose abstrakte. Në skulpturën e tij “Balerina 14-vjeçare” të modeluar në baltë, Edgar Dega (Edgar Degas), ka përdorur flokë natyralë, pupa dhe veshje të vërteta balerine. Teli është një material mjaft i përdorur sot në skulpturë. Një shembull i tillë është vepra “Kaos dhe rregull”, e artistes australiane Barbara Lika (Barbara Licha). Artistja Elen Dikinson (Ellen Dickinson) krijon skulptura me fibra tekstile, duke ndjekur metodat e thurjes së shportave.Modelimi është një teknikë, në të cilën materiali shtohet dhe përpunohet derisa merr formën përfundimtare. Që skulptura të bëhet e qëndrueshme, fillimisht realizohet një skelet metali që quhet strukturë (armaturë). Mbi strukturë shtohet pak nga pak balta (ose plastelina, letra e lagur, allçia etj.) derisa e mbulon të tërën. Materiali i shtuar fillon të marrë formën e duhur hap pas hapi, nëpërmjet modelimit me dorë dhe mjeteve të tjera.Fig. 4. Armatura Fig. 5. Mbushja e armaturësArmaturaFig. 1. Edgar Dega, “Balerina 14-vjeçare”, 1879-1880Fig. 2. Barbara Lika, “Kaos dhe rregull”, 2008Fig. 3. Elen Dikinson, “Kërmilli”, endje shporte me fije liri dhe kordon poliestre7. Skulptura. ModelimiModelimi me materiale të ndryshme50

