Page 53 - Demo
P. 53
Fig. 6 Fig. 7Fig. 8. Artistja Niki de San FalFig. 9. NanaCilindri i letrës së tualetit mund të shndërrohet në një maskë interesante në miniaturë. Butësia e letrës të jep mundësi të krijosh forma njerëzore nëpërmjet modelimit me dorë. Ajo çka nevojitet është një cilindër kartoni. Realizo një maskë duke ndjekur hapat e mëposhtëm.Artistja franko-amerikane Niki de San Fal (Niki de Saint Phalle, 1930-2002) u bë e njohur edhe për skulpturat e saj të quajtura Nana. Shtatzënia e shoqes e frymëzoi për të krijuar figurat femërore Nana (fig. 9), nëpërmjet të cilave shprehu mendimet e saj për pozitën e femrave në shoqëri. Fillimisht, Nanat bëheshin prej letre, pëlhure dhe fijesh, më pas ajo realizoi edhe Nana si skulptura parku. Realizo edhe ti modelimin e një figure të bëshme, duke u mbështetur te figurat Nana. Ndiq hapat e mëposhtëm. Figurë e modeluar mbi armaturë Lage cilindrin e letrës dhe modeloje derisa të marrë trajtën e një fytyre njerëzore (fig. 6). Lëre të thahet mirë. Pikturoje me tempera, duke e përshtatur me karakteristikat e formës (fig. 7).Realizo një skelet prej teli si në figurë (modeli a).Mbështille me fletë alumini dhe më pas me letër ngjitëse. Mbaj parasysh që skeleti duhet të jetë për një figurë të bëshme (modeli b).Modelo figurën me plastelinë ose me letër të lagur me vinovil (karta pesta), duke mbajtur parasysh lëvizjen e figurës dhe veshjen gjatë modelimit (modeli c, d).Ngjyroseni figurën dhe veshjen me tempera. Për veshjen përdorni figuracione të ndryshme (sa më krijuese) (modeli e).Materialet: cilindër kartoni, gotë me ujë, tempera.Materialet: tel i butë, fletë alumini, letër ngjitëse shirit, plastelinë që ngrin (das) ose letër e lagur me vinovil, tempera.a b c d eVeprimtariMaskë e modeluar me letërShprehem nëpërmjet teknikës së modelimit51 TEMATIKA2

