Page 54 - Demo
P. 54


                                    Skulptura është një formë tredimensionale e ndërtuar për të paraqitur një formë natyrale ose imagjinare. Përveç modelimit, një teknikë tjetër shumë e rëndësishme është edhe ajo e gdhendjes. Nëse procesi i modelimit ka të bëjë me shtimin e materialit dhe përpunimin e tij në formën e dëshiruar, procesi i gdhendjes ka të bëjë me heqjen e materialit (nga një masë guri, mermeri, druri etj.) dhe përpunimin e tij në formën e dëshiruar. Gdhendja në bukë peshku (polesterol), ashtu si gdhendja e sapunit, është një mënyrë më e lehtë për të krijuar skulptura, sesa gdhendja e gurit dhe e drurit që realizohen nga profesionistë. Edhe në këtë rast, hapat e teknikës së gdhendjes janë të njëjtë. Skulptura është tredimensionale, prandaj e vizatojmë objektin ashtu si duket në të katër faqet e bllokut të polesterolit. Duke ndjekur vizatimin, heqim blloqet më të mëdha nëpërmjet thikës dhe i japim formë hap pas hapi, ashtu siç do të bënte një skulptor me mermerin. Në fund, realizojmë detajet më të vogla. Gdhendja në bukë peshku përdoret në realizimin e skenave të teatrit, të personazheve-kukulla, të objekteve të zbukurimit dhe në dizajn.Fig. 1. Gdhendje në gurFig. 2. Gdhendje në dru Fig. 3. Gdhendje në akull Fig. 4. Gdhendje mbi fruta dhe perimeFig. 5. Gdhendje në polesterolTeknika e gdhendjes mund të zbatohet mbi çdo material që është i fortë mjaftueshëm sa për ta mbajtur formën edhe kur hiqen pjesë prej tij. 8. Skulptura. GdhendjaGdhendja mbi materiale të ndryshmeNëpërmjet kësaj teknike antike realizohen skulptura dhe objekte të ndryshme funksionale e dekorative.Jeta e një skulpture prej akulli përcaktohet kryesisht nga temperatura e mjedisit (ajo mund të zgjasë disa minuta ose disa muaj).Arti i gdhendjes së frutave është një teknikë e zakonshme në Evropë dhe mjaft popullore në vendet aziatike, veçanërisht në Tajlandë, Kinë dhe Japoni.Mjetet që përdoren për gdhendjen e gurit kanë mbetur të pandryshuara që nga antikiteti.52
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58