Page 56 - Demo
P. 56
Procesi i derdhjes mundëson riprodhimin e veprës në skulpturë. Ky proces ka lidhje me derdhjen e një lënde në gjendje të lëngët në një kallëp ose stampë. Materiali i derdhur në kallëp mund të jetë metal, dyllë, rrëshirë, allçi, beton, plastelinë (argjilë) etj. Fillimisht realizohet kallëpi i skulpturës së modeluar më parë dhe pastaj procesi i derdhjes. Kallëpi mund të jetë njëpjesësh (në rastin e skulpturës ose objektit me reliev) dhe dypjesësh (në rastin e skulpturës ose të objektit të rrumbullakët).Realizimi i kallëpit është një proces i vjetër artizanal që përdoret për riprodhimin e objekteve të ndryshme. Materiali i lëngët ose i butë (i manipulueshëm me dorë) vendoset përreth modelit dhe largohet prej tij kur thahet. Në të është krijuar forma negative e modelit, pra kallëpi ose stampa. Më pas, materiali në gjendje të lëngët (ose të butë) hidhet (vendoset) brenda formës negative të stampës dhe lihet të thahet. Në këtë mënyrë riprodhohet edhe modeli që quhet forma pozitive. Metoda e derdhjes është një metodë shumë e përhapur sot, jo vetëm për riprodhimin e skulpturave, por edhe të objekteve të ndryshme të dizajnit dhe artizanatit.Realizimi i kallëpitFig. 1. Kallëpi njëpjesësh Fig. 2. Kallëpi dypjesësha1b1a2b2a3b3a4b49. Skulptura. DerdhjaProcesi i derdhjes në skulpturë54

