Page 58 - Demo
P. 58


                                    Teatri është një nga shprehjet kulturore antike më të rëndësishme të njeriut. Ai ka lindur si një manifestim magjik dhe fetar që në kohërat e hershme të qytetërimit, kur përdoreshin maskat dhe maskimet. Koncepti i hapësirës së teatrit përfshin hapësirën e përcaktuar për publikun (spektatorët) dhe atë të përcaktuar për aktorët. Skena është hapësira, ku zhvillohet loja e aktorëve. Skenografia bën që skenat e teatrit të jenë të shumëllojshme dhe të ndërtohen me karakteristikat e sakta arkitektonike.Skenografia përfshin një bashkësi elementesh artistike, si: piktura, konstruksionet tredimensionale, kostumet, por edhe elementesh teknike, si: ndriçimi, zëri etj. Nëpërmjet tyre, skenografi rindërton në mënyrë realiste, të idealizuar ose simbolike mjedisin e veprimit në teatër, pra skenografinë.Teatri i kukullave është një nga format më antike të teatrit dhe lloji më popullor i tij. Ai ka argëtuar ndër shekuj të mëdhenj e të vegjël, në çdo kulturë, qoftë i improvizuar në rrugë, qoftë në ndërtesa. Teatri i kukullave karakterizohet nga personazhe-kukulla që marrin jetë nga gjestet (lëvizjet) dhe zëri i aktorëve. Ngjarja zhvillohet në një skenë të vogël dhe shoqërohet nga muzika. Teatri kukullave, pëlqehet nga të gjithë, pasi pasqyron shoqërinë dhe vë në lojë veset. Teatri oriental, si ai me kukulla edhe ai me hije, pasqyrojnë ngjarje legjendare dhe fetare. Teatri i kukullave Fig. 1. Teatri antik grekFig. 2. Hapësira e publikut dhe skena Fig. 3. Skenografi e realizuar Fig. 4. Teatri me kukulla prej letre Fig. 5. Teatri me hije10.Skenografia teatrale 56
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62