Page 60 - Demo
P. 60
Fig. 1. Pol Kle (Paul Klee) dhe kukullatFig. 2. Skena e realizuar nga Pol Kle Fig. 3. Kukulla të realizuara nga Pol KleMidis viteve 1916 dhe 1925, Pol Kle (1879-1940) krijoi rreth pesëdhjetë kukulla dore për djalin e tij, Feliks. Për kokat e kukullave, artisti përdorte allçi dhe materiale rrethanore nga shtëpia e tij, ndërsa për trupin copa të ndryshme pëlhure. Kukullat e dorës së Pol Klesë shquhen për fantazinë dhe detajet e realizuara. Përzgjidhni një pjesë letrare për fëmijë (përrallë, legjendë, tregim etj.) dhe me ndihmën e mësueses së letërsisë përshtatni dialogët e personazheve për teatrin. Bëni një plan pune dhe ndani detyrat për secilin anëtar të grupit. Përcaktoni anëtarët që do të merren me realizimin e skenës, ata që do të merren me realizimin e kukullave dhe ata që do të përzgjedhin muzikën. Përcaktoni aktorët dhe pjesët që ata do të interpretojnë. Çdo anëtar mund të ketë më tepër se një detyrë.Faza e parë: Përzgjedhja e pjesës teatrale dhe ndarja e punësDhënia karakter personazhit, krijimi i një tipi është thelbësore në një paraqitje teatrale. Veshja, maska apo truku, qofshin ato të karaktereve komike apo tragjike, kanë qenë dhe janë deri më sot një nga përbërësit e çdo forme teatrale.Veprimtaritë teatrale në shkollë, qoftë edhe ato më të thjeshtat, kanë për qëllim të zhvillojnë aftësitë krijuese, ku përfshihen shumë përvoja shprehëse që nga realizimi i maskave, trukut, kukullave e deri te skenografia. Realizoni edhe ju një skenë të thjeshtë teatri kukullash dhe kukulla dore si personazhe. Më pas me teatrin tuaj jepni shfaqje në klasat e fillores së shkollës suaj.PROJEKT 2Teatër me kukulla58

