Page 63 - Demo
P. 63


                                    TEMATIKA 3Në këtë tematikë do të ndalemi në karakteristikat e periudhave historike dhe shprehjet e tyre artistike. Tematika përbëhet nga 8 tema mësimore, të trajtuara sipas një rendi kronologjik. Në secilën prej tyre paraqitet shtrirja kohore dhe karakteristikat kryesore të periudhës artistike përkatëse, që nga postimpresionizmi, avangardat artistike (ekspresionizmi, fovizmi, kubizmi, dadaizmi, surrealizmi) e deri tek arti në gjysmën e dytë të shek. XX (ekspresionizmi abstrakt, pop arti, skulptura, arkitektura). Arti shqiptar në periudhën e socializmit dhe përfaqësuesit e tij janë pjesë e kësaj tematike. Njohuritë e çdo teme mësimore ilustrohen me veprat e artistëve përkatës. Tema e fundit i kushtohet qytet-muzeve, Gjirokastrës e Beratit, dhe arkitekturës së tyre tradicionale, si një pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore. Rubrika “veprimtari”, e cila shoqëron çdo temë mësimore, ndihmon si në thellimin e njohurive nëpërmjet hulumtimit, ashtu edhe në nxitjen e punës krijuese të pavarur, duke u mbështetur në gjurmët e veprave artistike.HISTORIA, ARTI DHE SHOQËRIA MËSIMET 1 – 8Njohuritë për realizimin e kompetencave• Postimpresionizmi• Ekspresionizmi dhe fovizmi• Kubizmi dhe abstraksionizmi • Dadaizmi dhe surrealizmi• Ekspresionizmi abstrakt dhe pop arti • Skulptura dhe arkitektura në gjysmën e dytë të shek. XX• Arti shqiptar në periudhën e socializmit• Gjirokastra, Berati dhe arkitektura e tyre tradicionaleAftësitë për realizimin e kompetencaveNxënësi/ja:vëzhgon veprat e artit të periudhave dhe lëvizjeve të ndryshme artistike (postimpresionizmit, ekspresionizmit, fovizmit, kubizmit, dadaizmit, surrealizmit, socializmit);reflekton mbi rolin, rëndësinë e artit dhe gjuhën e tij specifike në periudha dhe lëvizje artistike të ndryshme të historisë së tij;zbulon:a) karakteristikat dhe domethënien e veprave të artit, idetë dhe gjuhën artistike të çdo periudhe dhe lëvizjeje artistike, si dhe karakteristikat e arkitekturës së qyteteve të Gjirokastrës dhe Beratit;b) teknikat artistike të përdorura në vepra të ndryshme të historisë së artit; c) rolin edukues dhe komunikues që luan arti.61 TEMATIKA3
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67